Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë në lokalin e tij në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër.
Ai u kap duke vendosur baste sportive, ndërkohë, fshihte të ardhurat nga këto aktivitete.
I arrestuari është dënuar më parë për të njëjtën paligjshmëri.
Në cilësinë e provës materiale, u sekeustrua celulari i 57-vjeçarit me faqe online aktive për vënien e basteve sportive.
Operacioni i koduar “Sundimi i ligjit”, u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.