Një 60 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës me mjet prerës. Sipas policisë, Bardhyl Hysenaj është vetëdëmtuar me mjet prerës.
Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 10:45, në autostradën Tiranë-Durrës.
Ai është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes që e kanë çuar 60 vjeçarin drejt këtij akti.