EMRI/ Viktima i kishte marrë 30 mijë euro borxh, identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shqiptarit në Itali

0

ITALI– Policia italiane ka arritur të çojë në pranga autorin e vrasjes se 40-vjeçarit me origjinë nga Kosova, Nexhat Rama, trupi i të cilit u gjet i djegur brenda një makine Range Rover.

Davide Cristiano Mossali, i cili punonte mekanik u vu në pranga pas zbulimit të tabulateve telefonik duke rindërtuar kontaktet, por edhe duke këqyrur pamjet e kamerave pranë shtëpisë së viktimës.

Cristiano Mossali aktualisht ndodhet në paraburgim, nën hetim për vrasje me paramendim, shkatërrim kufome dhe armëmbajtjes pa leje.

Mekaniku kishte marrë një borxh prej 30 mijë eurosh nga Rama dhe për shkak të interesave të fajdeve shuma kishte për të shlyer ishte rritur në mënyrë eksponenciale, ndaj ai e kishte gjetur veten në vështirësi. Pamundësia për të shlyer borxhin dhe këmbëngulja e 40-vjeçarit për t’i kthyer lekët së bashku me interesin, raportohet se shtynë Davide Cristiano Mossali të hartonte një plan për të dalë nga situata e vështirë.

Sipas hetimeve paraprake, ai e ka qëlluar për vdekje me armë Ramën dhe më pas e ka futur në bagazhin e Range Rover-it që viktima i kishte huazuar vëllait të tij. Më pas ka braktisur mjetin mes vreshtave dhe misrit në Këln. Hetuesit prej pasdites së të hënës ishte vendosur për të identifikuar autorin e vrasjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu