EMRI/ Zbulohet identiteti i vrasësit të Liridona Murselit, ishte bashkëfshatar i bashkëshortit të saj

0

KOSOVË- Granit Plava, bashkëfshatar i Naim Murselit është personi që ka marrë përsipër ekzekutimin e Liridona Murselit, dy netë më parë. Plava vrasjen e ka kryer për llogari të Naim Murselit, i cili e ka paguar për ta kryer krimin.

Plava është bashkëfshatar i Naim Murselit dhe biseda e fundit që të dy kanë pasur me njëri-tjetrin është pak para vrasjes. Policia e Kosovës ka gjetur armën e vrasjes dhe makinën me të cilën e krye ngjarja. Të gjitha informacionet janë siguruar nga hapja e kamerave të sigurisë të vendosura nga policia nëpër lagje.

Si ndodhi ngjarja?

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët u morën sendet me vlerë dhe më kanë qëlluar me armë. Njëri nga plumbat ka prekur 33-vjeçaren, Liridona Murseli duke e lënë të vdekur në vend. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm familjen Murseli, por të gjithë opinionin publik. Policia njoftoi se dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit. Naim Murseli, para zyrtarëve policorë për ngjarjen tragjike u ka thënë hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë, kur papritmas u kanë zënë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i grabitën. Murseli u ka thënë hetuesve policorë se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat. Ai është shprehur se në këtë situatë të tmerrshme është detyruar të largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e cila u vra me armë zjarri. Autorët dyshohen të kenë qenë 2 persona. Njëri prej tyre ka qenë i armatosur ndërsa tjetri drejtonte automjetin tip BMW me targa të huaja.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu