EMRI/ Zbulohet krimineli me tre emra që siguroi kushtet për vrasjen e Mitri Priftit, juristi i veshur si polic qëlloi në sy të fëmijëve Edison Begajn

0

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur atentatin ndaj juristit Mitri Prifti.

Genti Nderjaku alias Kili, alias Ekil Nderjaku në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021, ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Priftit.

“Po kështu i pandehuri Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021, ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Mitri Prifti, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 i Kodit Penal”, sipas SPAK.

39-vjeçari Mitri Prifti u arrestua në vitin 2021 pasi ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së Edison Begajt, ngjarje e ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë.

Mitri Prifti ishte i veshur si polic kur qëlloi Begajn, i cili ndodhej në hyrje të banesës së tij në Kaninë.

Tentativa për vrasje ishte një hakmarrje për një incident që kishte ndodhur në një nga lokalet e zonës së Lungomares në Vlorë. Edison Begaj ishte konfliktuar verbalisht me Mitri Priftin dhe në debat e sipër Begaj kishte qëlluar me shpullë në debat e sipër Priftin.

Më 29 maj, Mitri i maskuar i zë pritë Begajt dhe e qëlloi me armë në fillim në bark e më pas në këmbë. Shënjestra e atentatit mori disa plumba, por pa rrezik për jetën.

Edison Begaj ishte në listën e operacionit forca e ligjit pasi ka qenë i dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për drogë dhe armë. Por edhe autori i atentatit juristi Mitri Prifti është i njohur për organet e drejtësisë.

Në vitin 2016 ai denoncoi se ai dhe kushëriri i tij ndërtues ishin kërcënuar nga grupi Shullazi në Tiranë. Por brenda pak ditësh i tërhoqi pas akuzat, duke u shprehur se nuk e njihte Emiljano Shullazin dhe as të afërmin e tij, Blerim Shullazi, madje as që kishte dijeni mbi ndonjë kërcënim të mundshëm të ndërtuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu