(EMRI+DETAJET) Vrau kunatën dy vite më parë në Sharrë të Tiranës, Gjykata dënon me burg të përjetshëm vrasësin

0

Në datë 14.02.2019 në Tiranë, në fshatin Sharrë, pranë Liqenit në Kombinat është gjetur trupi i pajetë i shtetases Liri Xhepa. Për këtë vrasje është akuzuar kunati i saj, shtetasi me inicialte Dashamir Xhepa. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvillua gjykimin lidhur me çështjen penale me të pandehur D.XH, akuzuar për kryerjen e veprës penale “ Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 79/c dhe 278/1 të Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 116, datë 21.01.2021 ka vendosur:

-Deklarimin fajtor të të pandehuri D.XH dhe dënimin me burgim të përjetshëm.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri D.XH, i cili kërkoi pafajësi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 437 datë 05.10.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr.116, datë 21.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu