Enca: Artistët shqiptarë që janë homoseksualë duhet të dalin hapur

0

Enca Haxhia ka përcjellë një mesazh për artistët meshkuj homoseksualë shqiptarë, që sipas saj duhet të dalin publikisht. Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja shprehet se duhet të tregojnë veten e tyre të vërtetë. Pa përmendur emra, ajo thotë se ata nuk duhet të fshihen pas një të vërtete.

Ka ardhur koha që artistët shqiptar homoseksualë të dalin hapur. Ndjej se kemi nevojë për pak realitet në vitin 2022 dhe shumë fansa do të ndiheshin të mbështetur nga të preferuarit e tyre. Na ka ardhur në majë të hundës me toksicitetin dhe maskulinitetin e rremë.  Ndaloni së postuari modele me pagesë, ndaj tregoni veten tuaj të vërtetë. Unë do të isha e para që do t’ju mbështesja sinqerisht”, ka shkruar ajo.

“Mos më kërkoni të “ekspozoj” njerëzit. Kjo është e gabuar. Të gjithë duhet të dalin me kohën e tyre. Thjesht po them se ndihem keq për njerëzit që duhet të bëjnë një jetë të dyfishtë, nuk mund të jenë vetvetja. Bota do të ishte shumë më mirë nëse ne do të ishim jo gjykues dhe do t’i lejonim të gjithë të jetonin të lirë.“, shkruan më tej Enca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu