Ende pa përfunduar sezoni, Dos Santos braktis Kukësin. Zbulohet arsyeja që largoi me urgjencë brazilianin.

0

Ende pa përfunduar sezoni, Dos Santos braktis Kukësin. Zbulohet arsyeja që largoi me urgjencë brazilianin

Skuadra e Kukësit është ndarë me sulmuesin brazilian Matheus Leiria Dos Santos, ende pa përfunduar sezonin aktual.

Shkaku për largimin para përfundimit të kontratës është nëna e sulmuesit brazilian, e cila është e sëmurë dhe ai është nisur me urgjencë drejt Brazilit.

“Futboll Klub Kukësi njofton se futbollisti nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Mesfushori i ardhur në merkaton e verës, ka kërkuar nga klubi dokumentacionin për t’u larguar në drejtim të Brazilit duke qenë se nëna e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.

I detyruar për të qenë pranë familjes në këtë moment të vështirë, futbollisti ka kërkuar nga klubi të largohet. Nga ana tjetër, klubi e ka mirëkuptuar futbollistin dhe e ka lejuar që të largohet nga ekipi për të qenë pranë familjes.

Futboll Klub Kukësi i uron nënës së tij shërim sa më të shpejtë dhe futbollistit i uron suksese në karrierë! Faleminderit Leiria”, njofton klubi i Kukësit përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Sulmuesi 26-vjeçar brazilian është aktivizuar në 23 ndeshje në kampionat dhe shënoi dy gola, duke mos lënë gjurmë te skuadra e Kukësit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu