Enea Jano “Onufri” më i ri i qytetit Elbasan

0

Nga editori, Infolebasani.com

Artistët nuk i kanë munguar kurrë Elbasanit. Veçanërisht piktorët. Madje disa prej tyre vijnë nga thellësia e shekujve dhe rrezatojnë art fantastik në ditët tona. Dhe i përjetësuan vlerat e këtij arti, jo vetëm për Elbasanin, por mbarë Shqipërinë e më gjërë.

Kur ne vështrojmë pikturat, vetiu na shkon mëndja tek Onufri, Kostandin Shpataraku e deri tek emrat që i përkasin gjeneratave të fundit.

Enea Jano

Por mrekullisht në gjurmë të tyre sot janë edhe mjaft të rinj që, jo vetëm frymëzohen nga kjo krijimtari, por e përsosin atë më tej duke ia përshtatur kohës e madje duke guxuar edhe në rryma të tjera.

Një ndër talentet e rij me shumë perspektivë është Enea Jano. Kot nuk thonë: Dardha do të bjerë nën rrënjë. Enea është djali i piktorit të njohur Arben Jano arti i të cilit i ka kaluar kufijtë shqiptarë.  Ndoshta ngacmimin e parë ai e mori nga i ati. Por disa gjëra lindin me njeriun. P.sh talenti për një fushë të caktuar. Dhe në këtë rast koincidenca është një mrekulli më vete.

Që kur ishte fare i vogël spikati me talentin e tij. Ai pikturonte pa asnjë problem portrete, peisazhe, objekte, pjesëza nga jeta e përditshme. Ndaj prindërit nuk hezituan duke e dërguar menjëherë në shkollën artistike.

Enea Jano ka lindur në Elbasan.  Ai është 23 vjeç. Kam mbaruar shkollën e mesme 4 vjeçare në liceun e Elbasanit Onufri, së fundmi është duke u diplomuar në Universitetin UET për Arte Pamore me rezultate të larta.

Ka marrë pjesë në disa konkurse pikture. Ndër to, ka marrë dy çmime të para. Ka disa eksperienca me piktura murale tek “DEKORI” bashkia Tiranë.

Por duket se periudha e vështirë që kaluam dhe po kalojmë të gjithë për shkak të COVID-19 ka ndikuar në frymëzimin e tij prej artisti.

“Krijimtarinë e fundit e kam filluar gjatë periudhës së karantinës e cila ka qene  mjaft produktive dhe frymëzuese për mua përsa i përket ngjarjeve të fundit sepse kam përjetuar ndjenja shumë të forta, sidomos vuajtjet e shqiptarëve në këto kohë të vështira. Kam shkëputur disa copëza nga realiteti të cilat i kam përshtatur rreth e rrotull fytyrës së brishtë dhe të lodhur të kësaj nëne ,të cilën kam menduar ta pagëzoj me emrin Nëna Natyrë. Këtë portret e kam gjetur diku në internet dhe në sytë e saj të pikëlluar gjeta ngushëllim për të shprehur gjendjen time emocionale në atë periudhë”, tregon Enea.

Por artisti  i ri nuk e sheh pikturën si rastësi apo një pjesës të shkëputur nga e tëra. Përkundrazi, ai kërkon ti japë asaj një filozofi të vërtetë për kohën.

“Gjatë këtyre kohëve kam ndjekur lajme, deklarata, argumente, emisione televizive etj, të cilat do ti përdor si armë për një kompozim tjetër të dytë duke e parë më pozitive gjendjen aktuale, me motivin për të “ringjallur” jetën edhe njëherë tjetër dhe të jap një mesazh human që të mësohemi të përballemi me vështirësitë e jetës”, shprehet Enea.

Janë pikërisht pra këta talentë të rinj, këta “Onufër” të kohës sonë që meritojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje. Sepse, fatkeqësisht arti nuk vlerësohet dhe të ketë podin e tij të merituar në Shqipëri.

Disa nga punimet e Enea Jano:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu