Enea rrëfen pagesat e majme si eskortë: Në Dubai japin 2 mijë euro ora. Shqiptaret, janë shumë të suksesshme. Më të kërkuarat madje…

0

TIRANË- Enea, një 28-vjeçar italian që ushtron profesionin e eskortës, tha se ofertat më të larta vijnë nga Dubai duke zbuluar disa sekrete lidhur mbi atë që ndodh. I ftuar në emsionin Real People në Euronews, 28-vjeçari, se meshkujt që punojnë si zhigolo në Dubai marrin rreth 2 mijë euro në orë.

“Ka kërkesa edhe në Dubai, çmimet janë shumë të larta. Kam njohur disa zhigolo që punojnë vetëm në Dubai, çmimi në orë është mbi 2 mijë euro. Janë italianë ose lindorë,”- tha Enea.

Për sa i përket gjetjes së kontakteve, ai tha se kryesisht punohet përmes rrjeteve sociale, por edhe faqeve të veçanta online, ku vendos fotot dhe përshkrimin dhe janë klientët që të kontaktojnë. Në rrëfimin e tij, Enea tregoi se njeh shumë vajza e djem shqiptarë që bëjnë të njëjtën punë si ai dhe janë shumë të suksesshëm. Ai tregoi se shumë prej tyre e marrin në telefon për t’i kërkuar këshilla për këtë profesion.

“Kam takuar djem dhe vajza shqiptare që bëjnë këtë profesion dhe janë shumë të suksesshëm. Madje, janë shumë të kërkuar në ditët e sotme. Në Itali janë të kërkuar nga kultura dhe mënyra e sjelljes, e veprimit, e veshjes, e ndjekjes së modës. Jeni më miqësorë, arrimi të hapni biseda me të gjithë,”- u shpreh i riu.

Enea tregoi se ishin vështirësitë ekonomike ato të cilat e shtyn drejt një profesioni të tillë. Ai rrëfeu se punonte si kamarier dhe fitonte rreth 600-700 euro në muaj, ndërkohë që i duhej një punë e dytë që t’i sillte më shumë të ardhura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu