Eni Vasili sjell në jetë dy binjake. Emrat domethënës që mbajnë

0

Moderatorja Eni Vasili, është bërë sot nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë dy vajza binjake.

Lajmi bëhet i ditur për “Prive” dhe mësohet se gjendja shëndetësore e Enit dhe binjakeve është e mirë.

Më herët, moderatorja ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve që ka përzgjedhur me shumë kujdes.

“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur Eni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu