6 Korriku shënon Ditën Ndëkombëtare të Puthjes. Kjo ditë ka si qëllim të ‘kujtojë’ çiftet se lidhja mund të mbahet gjallë edhe me një puthje plot ndjenjë.
Dita Ndërkombëtare e Puthjes ‘detyron’ plot kënaqësi njerëzit të marrin pak kohë nga jeta e tyre e ngarkuar për t’ja shprehur ndjenjat partnerit me një veprim aq sa i thjeshtë dhe mekanik në dukje, po aq dhe pasionant. Kjo gjë ndihmon në ringjalljen e lidhjes, shkruan InfoWebTv.
Dita Ndërkombëtare e Puthjes u festua për herë të parë në Britaninë e Madhe. Gjatë viteve 2000 ajo u bë e njohur në mbarë botën. Edhe pse jo një festë zyrtare si Shën Valentini, Dita Ndërkombëtare e Puthjes shënohet si një ditë ku ‘skllavët’ e dashurisë kanë mundësinë për t’ja shprehur afeksionin dhe dashurinë njeriut të tyre të zemrës.
“Më puth dhe do e shohësh sa e rëndësishme jam.”– Sylvia Path
“Më bëj të pavdekshëm me një puthje.”– Christopher Marlowe
“Ku duhet ta hedhi parfumin dikush” pyeti një vajzë. “ Aty ku dëshiron ta puthin.”―
“Nuk dua të jem shoqja jote, dua të të puth buzët.”– Girl in Red
“Nuk doja të të jepja një puthje lamtumire- ky ishte telashi- Doja të të jepja puthjen e natës së mirë- dhe ka shumë ndryshim.”–
infowebtv.com