Era e fortë dëmton dekorin festiv në Lezhë, rrëzohet dhe pema e Krishtlindjes

0

Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq këtë fundjavë.

Zonat malore janë mbuluar nga bora, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Sakaq, era e fortë gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar dëme të shumta në Lezhë.

I gjithë dekori i festave është dëmtuar, ndërsa janë rrëzuar dhjetëra pemë.

As pema e Krishtlindje, e vendosur në sheshin “Gjergj Kastiroti” nuk i ka rezistuar erës duke u rrëzuar përtokë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu