Teatri “Skampa” i Elbasanit sjell premierën “Erashka”, një projekt i ri teatror që vë në qendër talentin dhe energjinë e të rinjve të qytetit. Në këtë produksion, protagonistë do të jenë vetë të rinjtë elbasanas, të përzgjedhur si nga Maratona Rinore 2025, ashtu edhe nga audicionet e hapura të organizuara nga teatri.Ky projekt synon të gjallërojë jetën artistike në Elbasan duke krijuar hapësira të reja për përfshirjen aktive të të rinjve në artin skenik.
Edhe ekipi drejtues i projektit ka vlerësuar maksimalisht përkushtimin dhe talentin e të rinjve,pasi entuziazmi dhe energjia e tyre kanë qenë shtysë kryesore për ta çuar punën përpara me sukses.
Shfaqja “Erashka” do të jetë vetëm hapja e një serie aktivitetesh dhe projektesh të planifikuara përgjatë vitit 2025, ku në qendër do të jenë të rinjtë dhe roli i tyre në zhvillimin e jetës kulturore në Elbasan.Premiera e shfaqjes pritet të mbahet në fund të muajit qershor, në skenën e Teatrit “Skampa”.