28 vjeçari Gëzim Muçaj humbi jetën ditën e sotme në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në rrugën Tiranë-Durrës.
Muçaj humbi kontrolin e automjetit të tij duke u përplasur me trafikndarësen.
Shoferi dhe tre pasagjerët dolën nga mjeti dhe teksa prisnin në rrugë, u përplasën nga një tjetër makinë që drejtohej nga I.L.
28-vjeçari i cili ishte nisur për punë humbi jetën direkt në vendngjarje, ndërsa 3 pasagjerët, kolegët e tij, mbetën të plagosur rëndë.
Gëzimi punonte me mjetet e tonazhit të rëndë dhe kishte lindur pas 6 motrave dhe prandaj , prindërit ia vendosën emrin Gëzim.
I riu jetonte në Kamëz dhe më parë ka punuar edhe si faturino për autobusët e kësaj linje.