VLORË- Një pushues gjerman ka humbur në Shqipëri, vetëm pak ditë pasi kishte ardhur të kalonte pushimet verore. Gjermani, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ishte instaluar në një hotel në Orikum.
Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, ai është nisur së bashku me qenin e tij në drejtim të Karaburunit dhe nuk është parë më. Për këtë arsye, një qytetar ka sinjalizuar humbjen e turistit 73-vjeçar.
Në kërkim të gjermanit janë vënë efektivë të policisë dhe zonave të mbrojtura. Herën e fundit që ka dhënë ‘shenja jete’, ka qenë kur ka publikuar një video në rrjetet sociale nga Karaburuni, gjë e cila nuk është bërë publike.





