Erdogan do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në 9 maj, e para gjatë presidencës së Biden

0

TURQI- Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 9 maj, tha sot një zyrtar turk i sigurisë, viztita e parë të presidentit turk në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës Biden.

Vizita në Washington do të jetë e para e Erdogan që nga viti 2019, kur ai u takua me presidentin e atëhershëm Donald Trump , me të cilin kishte marrëdhënie të mira personale. Pasi Joe Biden u zgjodh në vitin 2020, Ankaraja kishte kërkuar një tjetër takim ballë për ballë.

Ndërsa sot Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve vizitoi sot Ankaranë, për të biseduar mbi blerjen e municioneve. Takimi i tyre do të realzohet me ministrin e mbrojtjes turk Yasan Guler. Analistët thonë se Biden dhe Erdogan ka të ngjarë të diskutojnë gjithashtu luftën Izrael-Hamas dhe gjithashtu bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke përfshirë blerjen e miratuar së fundmi nga Turqia të avionëve luftarakë amerikanë F-16.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu