Erdogan drejt fitores, numërohen 54.5% të kutive të votimit në Turqi

0

TURQI- Qytetarët kanë votuar sot për të zgjedhur presidentin e tyre në Turqi për 5 vitet e ardhshme. Erdogan duket se po shkon i sigurtë drejt fitores pasi kryeson me 54.05 % të votave.

Kreu i bordit të lartë zgjedhor të Turqisë ka thënë se presidenti Erdogan po kryeson garën presidenciale me 54.5 për qind, sipas rezultateve zyrtare.

Rezultatet tregojnë ‘mbështetje të fortë për Erdoganin’

Zëdhënësi i Partisë AK në pushtet thotë se rezultatet tregojnë mbështetje të fortë për Erdoganin, raporton Aljazeera.

Qytetarët turk votuan sot për të zgjedhur presidentin e tyre për 5 vitet e ardhshme. Votimi ka përfunduar rreth orës 17:00 me orën lokale. Për zgjedhjen e presidentit të 13-të të Turqisë, rreth 61 milionë votues iu drejtuan sot 191,884 qendrave të votimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu