Presidenti i Turqisë Erdogan ka mbërritur në këto momente në Parlamentin e Shqipërisë ku do të mbajë fjalën e tij pershendetese, e parashikuar në agjendën e vizitës zyrtare të Presidentit turk në vendin tonë.
Presidenti Erdogan ndodhet në Shqipëri që nga mëngjesi i kësaj të hënë në një vizitë zyrtare, e cila nisi me ceremoninë pritëse në aeroportin e Rinasit, më pas u zhvendos në Lac ku u dhanë celësat për 522 shtepitë e rindërtuara për familjet e prekura nga tërmeti, më pas vijoi me nënshkrimin e 7 marrëveshjeve mes dy vendeve, për të vazhduar më tej me konferencën e përbashkët Rama-Erdogan dhe tashmë me fjalën e Presidentit Erdogan në parlamentin shqiptar.