TIRANA- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbajtur fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Europian sot në Tiranë. Erdogan tha se për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale. Ai shtoi se ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar në shumë fusha që nga energjia te lëndët minerale e teknologjia teksa mori si shembull dhe vendin e tij.
“Jemi mbledhur bashkë dhe të diskutojmë një vizion të ri që do të ripërcaktojë kontinentin tonë tashmë më shumë se kurrë është e rëndësishme që ne të veprojmë të bashkuar mbi bazën e bashkëpunimit dhe të orientuar nga fryma e veprimit të përbashkët. Për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare është e nevojshme që të krijohet një arkitekturë e re e drejtë dhe gjithpërfshirëse globale e qeverisjes.
Ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bashkëpunuar në shumë fusha që nga energjia te lëndët minerale e teknologjia. Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë europianë, përpjekjet e BE për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes, është shumë domethënëse. Shumë luftëra e konflikte në të shkuarën na kanë treguar se për mbrojtjen e sigurisë, nëse përçahemi jemi më të dobët, e nëse bashkohemi jemi më të fortë. Duhet të konsultohemi për hapat që do të ndërmarrim”, tha Erdogan.