Erdogan prezanton kabinetin e ri, cila është ministrja e vetme grua?

0

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan shpalosi kabinetin e ri. Sot, presidenti i ri turk zbuloi anëtarët e ri të kabinetit pasi më herët u betua në Asamblenë e Madhe Kombëtare. Pas betimit zhvilloi edhe njw takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Kryefjala” ishte pranimi i Suedisw nw NATO, pasi vendit Turqia i ka vendosur VETO. Turqia më 28 maj mbajti raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale pasi asnjë kandidat nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për një fitore të plotë në raundin e parë më 14 maj. Erdoğan fitoi garën me 52,18 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu mori 47,82 për qind. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Erdoğanit siguroi 268 vende në parlament. Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) fitoi 50 vende dhe Partia e Mirëqenies së Re (YRP) pesë, duke siguruar një shumicë të kombinuar prej 323 vendesh nga 600 gjithsej në parlament. Me 169 deputetë, Partia Republikane Popullore (CHP), së bashku me partnerin e saj të koalicionit, Partinë IYI, morën gjithsej 212 vende në parlament, duke përfaqësuar opozitën kryesore Aleancën Kombëtare. 65 vendet e mbetura të parlamentit u fituan nga Aleanca e Punës dhe Lirisë, e përbërë nga Partia e Majtë e Gjelbër me 61 vende dhe Partia e Punës e Türkiyes (TIP) me 4.

Cila është ministrja e v etme femër e kabinetit ‘Erdogan’?

Maïnur Özdemir, ish-këshilltarja e CDH-së (Qendra Humanitare Demokratike) në Skarbeek dhe eurodeputetja prej 10 vitesh në Bruksel, është emëruar Ministre e Familjes dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e re turke.

E lindur në Bruksel në vitin 1982, Maynur Ozdemir, e diplomuar në ULB për shkenca politike, mori pjesë në zgjedhjet komunale të vitit 2006. Në qershor 2009 u bë deputete e Brukselit. Ajo u rizgjodh në vitin 2014.

Ajo u përjashtua nga cdH pas deklaratave të saj për gjenocidin armen. Në veçanti, siç raportuan mediat belge në vitin 2015, ajo kishte refuzuar të njihte gjenocidin armen.

Mainur Ozdemir vendosi të largohej nga skena politike e Brukselit në vitin 2019, në fund të mandatit të saj të dytë. Një vit më pas, presidenti turk Erdogan, me të cilin ishte e afërt, e emëroi ambasadoren e saj në Algjeri, detyrë që ajo po e lë për të marrë një post ministror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu