Erdogan: Suedia së pari duhet të mbajë përgjegjësi për djegien e Kuranit dhe më pas do të anëtarësohet në NATO

0

Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO është në diskrecionin e parlamentit turk, tha sot presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke shtuar se Stokholmi duhet të respektojë angazhimet e tij.

Përveç vonesës në ratifikimin e anëtarësimit në Aleancë, për shkak të refuzimit të Turqisë dhe Hungarisë për të ratifikuar anëtarësimin e vendit nordik në NATO, Suedia po përballet me një situatë të tensionuar sigurie nga incidentet e përdhosjes së kopjeve të Kuranit në tokën suedeze. Këto incidente kanë shkaktuar fërkime mes Stokholmit dhe shumë vendeve arabe.

“Para së gjithash, Suedia duhet të mbrojë rrugët e Stokholmit. Ata nuk duhet të ofendohen nëse Suedia vazhdon të mos bëjë asgjë për atë që po ndodh në rrugët e Stokholmit dhe sulmet ndaj vlerave tona të shenjta vazhdojnë,” tha Erdogan.

Suedia, së bashku me Finlandën, aplikuan në maj 2022 për t’u bashkuar me NATO-n në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, duke braktisur një politikë neutraliteti prej dekadash.

Ankaraja miratoi anëtarësimin e Finlandës, por jo edhe Suedinë, të cilën e akuzon se strehon njerëz që Turqia i konsideron terroristë, kryesisht anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. Për të zbutur shqetësimet e Ankarasë u nënshkrua një memorandum me Stokholmin në samitin e NATO-s në qershor 2022 në Madrid. Ankaraja shpesh pretendon se vendi nordik nuk i ka përmbushur kushtet e kësaj marrëveshjeje.

Në samitin e NATO-s të korrikut të kaluar në Vilnius, Erdogan ra dakord që t’ia përcjellë parlamentit turk kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu