Erdogan zemëron qytetarët: Kam marrë edhe dozën e tretë të vaksinës

0
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar publikisht se ai ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.
“Kam marrë edhe dozën e tretë. Po ashtu kontrollova nivelet e antitrupave, jam mirë dhe falënderoj Zotin për këtë”, tha presidenti turk, në një prononcim në televizionin shtetëror.
Kjo deklaratë e Erdogan ka provokuar reagime të forta në Turqi, sepse rreth 50 milionë shtetas turq po presin ende të marrin dozën e parë.

Mediat e huaja shkruajnë se Erdogan mori dozën e tretë në 10 Mars, por nuk specifikoi nëse kjo ishte e vaksinës Sinovac apo Pfizer, e cila gjithashtu është shpërndarë në Turqi.

Turqia është vendi i 5-të në botë me numrin më të lartë të të infektuarve me rreth 5,263,697 raste të konfirmuara. Numri i humbjeve të jetëve si pasojë e komplikacione ka shkuar në 47,768.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu