Gazetari Erjon Skendaj ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Profili i tij në rrjetin social të “Facebook” ka rënë e një personi që shkruan në status për investime në kriptomonedha. Madje kërkon që të gjithë ndjekësit e tij të ndjekin hapat e tij për të shtuar të ardhurat, duke rekomanduar dhe një profil tjetër. Ky profil mban emrin e Rrok Lelcal-it por nuk dihet se ç’bisedon ai me komentuesit e tij.
“Me kompetencën e Rrok Lelcal në trajtimin e tregtimeve të mia të kriptomonedhave në tregun financiar, ndihem në krye të botës, kthimet nga investimi më mahnitin plotësisht. Aftësi vërtet profesionale me rekord të dëshmuar. Unë rekomandoj thellësisht aftësitë e tij tregtare dhe përvojën e gjerë në këtë fushë. Lidhu me Rrok Lelcal,”-shkruhet në statuset e tij.
Për ngjarjen, Skendaj ka bërë edhe një sqarim me mesazh celular, duke kërkuar ndihmë për të rimarrë pas faqen e tij
“Të nderuar miq. Nga ora 7 e mëngjesit të sotëm më kanë sulmuar faqen e FB dhe nuk e hap me dot me çdo kod përforcues, çdo mesazh i publikuar sot prej orës 7 nuk është i imi. Ju lutem bejeni report faqen, ose shënjojeni si adresë të vjedhur! Faleminderit!,”-shkruan në mesazhin e tij gazetari.