Nga Fatos Salliu
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndan video nga takimi me Papa Françeskun.
Veliaj ndodhet në Vatikan bashkë me një grup të rinjsh në kuadër të kthimit të Tiranës në Kryeqytetin e Rinisë.
Lidhur me këtë takim, Veliaj shprehet: Një kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me Papa Françeskun në Vatikan me skuadrën e ‘Kryeqytetit të Rinisë’. Plot kujtime për vizitën e parë apostolike të Papa Françeskut në Tiranë me mbresat e një Shqipërie që vrapon në vëllazëri besimesh pavarësisht së kaluarës së hidhur’!
Gjatë momenteve të takimit duket se Veliaj diçka bashkëbisedon me Papën.
Erion Veliaj është kryebashkiaku i parë në vend i njoftuar si kandidat i Partisë Socialiste për Bashinë Tiranë për zgjedhjet e vitit 2023. Infoweb Media