Ermal Onuzin “nuk e zuri viti” te Garda, gazetarja zbulon prapaskenat: Kishte “mosmarrëveshje” me shefin e sigurisë së Edi Ramës

0

Kreu i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Onuzi u emërua në detyrë më 10 Shtator 2024 ndërsa ende pa mbushur vitin në drejtim të Gardës u largua.

Lidhur me këtë rast, gazetarja Anila Hoxha ngre dyshimet se Ermal Onuzi mund të ketë pasur përplasje me Feti Zenelin, Komandantin e Grupit të Shoqërimit të Kryeministrit Edi Rama.

“Nuk e mbushi as një vit në detyrë si Komandant i Gardës z. Ermal Onuzi. I kërkuan të japë dorëheqjen mbas mosmarrëveshjeve me F.Z shefin e sigurisë të kryeministrit, apo e dha me dëshirë? Çfarë grindjesh të tjera ekzistojnë në Gardën e Republikës?”-shkruan gazetarja Hoxha.