Ertjan Kofsha shpallet nënkampion Europe në peshëngritje

0

Ertjan Kofsha i dhuron medalje ari Shqipërisë, me peshëngritësin kuqezi që triumfoi në stilin e shkëputjes, duke ngritur 162 kilogramë.

Peshëngritësi shqiptar arriti të shpallej nënkampion i Europës, në evenimentin që po zhvillohet në Poloni.

Ai mori medalje argjendi në shtytje, me 192 kilogramë, vetëm një më pak se kampioni i Europës.

Ndërsa sa i përket 354 kilogramë në total, Ertjan Kofsha u pozicionua i dyti në dygarësh dhe nënkampion i Europës në eventin e moshës deri në 23 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu