Ervin Resuli: “Jemi të varur nga drithërat nga Serbia, çmimet janë rritur ndjeshëm”

0

Resuli tha se, në muajt e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimit të drithërave, për shkak se ne jemi të varur kryesisht nga importet nga Serbia. Duke bërë krahasimin me vendet e rajonit, Resuli tha se qeveritë atje kanë një subvecion shumë më të madh për fermerët sesa Shqipëria.

“U bënë disa muaj që fermerët në bilancet e tyre janë nën zero, fidanet plehrat kanë pësuar një rritje, përfshirë naftën, dhe paralajmërimin për të rritur edhe enrgjinë elektrike. Nëse një biznes është me bilanc negativ, ka një periudhë kohe që mund të mbijetosh në treg dhe më pas shpallet falimenti. Kjo është një sinjal, që ka filluar kohë më përpara.

Me rritjen e çmimit të misrit, ku qeveria shqiptare nuk subvencionon drithërat, në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit, ka sjellë që ne të jemi të varur nga drithi serb, i cili së fundi ka rritur shumë çmimet. Sot që ne flasim misri ka shkuar 35 lekë për kilgramë, çfarë do të thotë që tregtarët e vegjël e marrim me 42 lekë për kilogramë, është një kosto shumë e rritur për fermerët dhe blegtorët.

Po rishikojmë realisht nëse duhet të jemi më apo jo në këtë sektor. Ne kemi parë të dhënat e INSTAT ku nga 2016-2020 kemi përgjysmim të kafshëve bujqësore, ka rritje të përpunimit të qumështit, por kjo lidhet me formalizimin e fermerëve, dhe jo me shtimin e kafshëve që prodhojnë qumësht”,- u shpreh Resuli.

Sa i takon deklaratës së Bledi Çuçit se subvencionet ndaj fermerëve i bëjnë ata dembel, Resuli tha se ajo që po ndodh në Maqedoni është krejt e kundërta. Ky shtet sipas Resulit ka bërë një revolucion sa i takon produkteve me origjinë shtazore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here