Ervis Martinaj ndodhet në Shqipëri? DETAJE: RENEA dhe FNSH “bastisin” banesën e të “shumëkërkuarit”

0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me kontrollet që po zhvillohen prej orëve të para të mëngjesit të sotëm nga forcat RENEA, FNSH dhe operacionalja.

Mësohet se aksioni është shtrirë në Tiranë, Lezhë, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin, teksa kontrolle janë kryer edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe.

Martinaj rezulton i zhdukur prej gati dy vitesh, por vrasja e Roan Brahimit në Athinë ka ngritur dyshimet se ai mund të jetë gjallë ende. Brahimi u ekzekutua në një atentat në Athinë disa ditë më parë, teksa ai dyshohej si i përfshirë në atentatin që i mori jetën kushëririt të Vis Martinajt, Berilant Martinajt.

Nga ana tjetër, sot raportohet se kontrolle janë bërë edhe tek banesa e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

Dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka njihen si rivalë të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për shkak të përplasjeve dhe vrasjeve të ndodhura mes anëtarëve të grupeve të tyre ndër vite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu