I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar ka nisur ditën e sotme një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Mes shumë takimeve të tjera, Escobar zhvilloi sot dhe një takim me Presidentin e vendit, Bajram Begaj, ku e pranishme ishte dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim.
LSA ka publikuar një sërë fotosh, ku të 3 zyrtarët shihen tepër të qeshur me njëri-tjetrin. Nuk dihet ende se cili ka qenë fokusi i bisedës së tyre.
Kujtojmë se Escobar zhvillo më herët një takim me kryeministrin Edi Rama, teksa ditën e nesërme do të takohet me krerët e opozitës, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazbend Bardhi dhe Ili Meta.