Escobar: Po nxisim europianët që t’ju shohin si partnerë. Shqipëria është pjesë e Europës me…

0

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në një intervistë është shprehur se SHBA po nxisin Europën që ta shohë Shqipërinë, ashtu siç e shohin ata, si panjë partnere e vërtetë.

Më tej Escobar u shpreh se Shqipëria është në Europë tashmë referuar vlerave dhe kulturës së saj.

“Ne po nxisim europianët që t’ju shohin siç ju shohim ne, si partnerë. Ju jeni pjesë e Europës tashmë me kulturën dhe vlerat tuaja dhe prandaj besojmë se duhet të keni një vend në tryezë. Çdo vend që ka hyrë në BE është më i begatë, i qëndrueshëm se kurrë më parë. BE ka të bëjë me vlera dhe institucione. Tani bëhet fjalë për të thelluar institucionet. Ne jemi gati të punojmë me ju përgjatë gjithë gamës së mundësive, politike, ushtarake, kulturore, arsimore. Ne e duam këtë për Shqipërinë”, tha Escobar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu