“Është arratisur nga kopështi zoologjik”/ Majmuni del xhiro në lagjet e Tiranës

0

Një majmun është filmuar pasditen e sotme teksa del ‘shëtijte’ në lagjet e Saukut. Në video shihet kur majmuni hipën mbi rrethimin dhe dyert e disa banesave në Sauk të Tiranës.

“Është arratisur nga kopështi zoologjik”-dëgjohet teksa thotë qytetarja kur filmon majmunin.

Dhe nuk është aspak çudi që kjo të jetë e vërtetë. Kushtet e kopështit zoologjik në Tiranë janë “të vësh duart në kokë” dhe nuk do dukej e habitshme nëse ky majmun është arratisur prej andej dhe ka dalë xhiro në lagjet e Tiranës.

Nëse jo, shpresojmë që t’i dalë sa më shpejt ‘pronari’.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu