‘Është e papame…’/ Kamerat kapin ‘mat’ deputetin Taulant Balla gjatë emisionit “Opinion”

0

Një moment i pazakontë është kapur nga kamerat gjatë transmetimit të emisionit “Opinion”, ku në fokus ka qenë telefoni i deputetit socialist Taulant Balla.

Në pamjet e publikuara, shihet një bisedë me mesazhe, ku në ekran shfaqet edhe një fotografi e një ore luksoze që dyshohet se i është dërguar atij nga një person tjetër.

Sipas përmbajtjes së mesazheve që dallohen në foto, deputeti e cilëson orën si “të papame”, ndërsa bashkëbiseduesi i tij i përgjigjet: “E meriton pas asaj dite”. Deri më tani nuk ka një konfirmim mbi identitetin e personit që ka dërguar mesazhet apo dhuratën e pretenduar.

Biseda e shfaqur në ekran:

– Taulant Balla: Po pra është e papame
– Personi i panjohur: E meriton pas asaj dite
– Taulant Balla: Dhe do Zoti duhet të ketë të tjera
– Personi i panjohur: Ashtu të… të nisë diçka që më thuaj se kjo është e imja..
– Taulant Balla: Po