“Është e papranueshme për ne amnistia fiskale”, Alibeaj tregon “formulën” se si mundet Edi Rama në zgjedhje

0

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se grupi që ai përfaqëson në parlament ka një qëndrim të unifikuar kundër amnistisë fiskale, nismë kjo e iniciuar nga qeveria Rama.

“Është e papranueshme për ne amnistia fiskale, ky është qëndrimi ynë i unifikuar. Po ashtu të njëjtin qëndrim kemi për pasaportat e arta, kjo është shitja e nënshtetësisë shqiptare,” tha Alibeaj.

Ai theksoi se armiku kryesor i demokratëve shqiptarë është Edi Rama, ndaj shtoi se shqiptarët e ndershëm, janë ato që do t’i japin përgjigjen e fundit qeverisë së tij.

“Të gjithë strukturat e PD të bëhemi gati për atë që është misioni kryesor; përballja në zgjedhje. Armiku kryesor i demokratëve është Edi Rama dhe regjimi, që ai nga ngritur. Si mundet Edi Rama? Ai mundet me shqiptarët e ndershëm, me antë të shqiptarëve që iu është rënë në qafë”, tha Alibeaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu