“Është kundër Julit…”/ Ja çfarë bëri aktorja italiane për Heidin gjatë finales së madhe të BBV3

0

Të shtunën e 25 majit u mbajt finalja e madhe e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, ku fituese u shpall Egla Ceno.

Ky sezon i BBV ka qenë i paparashikueshëm dhe po kështu ishte edhe nata e finales. Pas eliminimit të Meriton Mjekiqit, përmes disa goglave, të cilat u përzgjodhën nga Arbër Hajdari, katër finalistët e tjerë u ndanë në dy çifte, ku më pas u përballën me njëri-tjetrin.

Njëri çift ishte Heidi Baci dhe Julian Deda, ku në këtë televotim triumfoi aktori i dashur për publikun.

Ndërkohë teksa televotimi ishte i hapur, Beatrice Luzzi, ka bërë një postim në rrjetet e saj ku tregonte mbështetjen e madhe për Heidin. Ish-banorja e “Grande Fratello” u kërkoi ndjekësve të saj që të votonin Bacin.

Madje ajo postoi edhe një video të shkëputur nga “Big Brother VIP3”, ku shfaqeshin të katër finalistët.

“Të ndihmojnë Heidin në Big Brother VIP Albania. Televotimi është i hapur Heidi kundër Julian. Votoni, votoni, votoni Heidi”, shkruante Beatrice në postimin e saj në “Instagram”.

Ndërkohë kujtojmë se aktorja e njohur italiane ka qenë para disa javësh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar Heidin.

“Takimi me Heidin ishte përtej reales, mund ta quaj një rastësi te universit pasi ishim veshur të dyja me të bardha gjithashtu edhe dhoma e gjitha e bardhë. Ishte me sureale se kurrë, mendoj se ajo nuk kuptoi asgjë nga ato që i thashë dhe që s’do mbajë mend asnjë nga fjalët e mia sepse vazhdonte të thoshte vetëm ‘absurde, absurde…’. Ishte diçka shumë e bukur, shumë shumë e bukur, kemi qeshur pa fund, të qeshura që më kishin munguar shumë në shtëpinë e Grande Fratello-s dhe për sa i përket shtëpisë se BBV3 mund të them që ishte e jashtëzakonshme, e madhe e bukur. Komplimente”, tha më pas Luzzi në një intervistë për “Ftesë në 5”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu