Detaje/ I riu ra nga kati i shtatë i pallatit dhe humbi jetën, shoqërohet drejtuesi teknik

0

TIRANË- Një 28-vjeçar humbi jetën aksidentalisht të hënën teksa po punonte në një kantier ndërtimi në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë.

Ai ra nga lartësia e një pallati shtatë katësh.

28-vjeçari kishte vetëm 20 minuta që kishte marrë turnin.

Në momentin e aksidentit fatal i riu po mbushte disa kova me llaç në lartësinë e objektit. Për këtë ngjarje është shoqëruar drejtuesi teknik i punimeve.

Nga një vëzhgim në terren, gazetari Leka thekson se pallati ku ndodhi ngjarja nuk është i rrethuar sipas kushteve teknike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu