“Është vepër e Ibrahim Rugovës dhe ushtarëve të UÇK-së”, Berisha uron 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e tij me gazetarët e nisi fjalën duke uruar për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku shprehu dhe disa falenderime për ata që kontribuan në një moment të tillë. Ndër të tjera ai ua kalon meritat ish presidentit Ibrahim Rugova, komandantit Adem Jashari, UÇK-së ShBA-së dhe NATO-s. Berisha uron të gjithë qytetarët shqiptar për këtë datë të rëndësishme.

Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët: “Pas Pavarësisë së Shqipërisë, Pavarësia e Kosovës shënon ditën më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve. Është kjo ditë që shënon lirinë për të gjithë shqiptarët në sensin që një komb që ka pjesë të tij të robëruara nuk mund të jetë kurrë i lirë. Pavarësia e Kosovës është dëshmi e shpirtit të pamposhtur të qytetarëve të saj.

Është një trevë në të cilën është derdhur gjak, kanë ndodhur luftra, kryengritje më tepër se në çdo trevë tjetër të kontinentit. Po natyrisht Pavarësia e Kosovës është vepër e presidentit Ibrahim Rugova i cili me guxim të jashtëzakonshëm, me një vizion të madh thuri dhe ndërtoi nënndërgjegjjen, në shpirtin dhe zemrën e shqiptarëve ëndrrën e Pavarësisë. Ndërtoi pushtetin paralel të shqiptarëve që kundërshtonte pushtetin e pushtuesëve. Ridimensionoi çështjen e Kosovës duke e kthyer në çështje botërore.

Mbrojti dhe paraqiti këtë çështje dhe zgjidhjen e saj. Pavarësia e Kosoves është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari që vendosi në historinë shqptare kulmin e guximit dhe sakrificës për kombin.

Është vepër e ushtarëve të UÇK-së që luftuan luftën e fundit dhe fituan. Mbarë kombi kontribuoi.

Diktatura komuniste luajti rolin e saj. Kjo Pavarësi do ishte e pamundur pa ndërhyrjen e ShBA-ve. Bill Clinton dhe George W. Bush, NATO, që ndërmori ofensivën ushtarake më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore kundër regjimit të Sllobodan Milloshevic.

Sot çdo shqiptar feston me krenari të vecantë 15 vjetorin e Republikës së pavarur të Kosovës Në 15 vite Kosova ka shënuar sukses të mahnitshme, arritje të mëdha. Ajo është sot shteti me të drejtat dhe liritë njerëzore më të respektuara ne rajon.

Standardet më të mira të funksionimit të ligjit. Kosova ka disa nga zërat më magjik, sportistë të njohur në sporte botërore. Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më të lirë në të gjitha trovat e tyre dhe ndaj le ta urojmë ne në këtë 15 vjetor Kosovën, qytetarët e saj mbarës hqiptarët për sukseset edhe më të mëdha në të gjitha rrafshet, shprehim falenderimet më të mëdha për të gjithë ata që kontribuan ne pavarësinë e Kosovës.” u shpreh Berisha në konferencën me gazetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu