TIRANË– Eshtrat e Mariglen Gjonaj u prenë pas 7 vitesh në Fushë Mamurras të Kurbinit. Analizat e ADN-së konfirmuan se mbetjet kockore që u gjetën në fillim të prillit në Fushë Kuqe, i përkasin të riut që ishte zhdukur në vitin 2015 pa asnjë gjurmë. Familja hapi dyert e mortit, duke i dhënë lamtumiren e fundit djali të tyre.
Xhaxhai i Mariglenit, Fran Gjonaj kërkon që të zbardhet ngjarja dhe autorët e këtij krimi makabër të vihen para drejtësisë.
“Na ndihmoi Zoti, u bë e mundur gjetja e eshtrave. Të paktën edhe ne ngushëllohemi e marrim njëfarë ngushëllimi si familjar. Patjetër, kemi apel për shtetin, duam të dimë se kush na e bëri këtë nder. Ne nuk i kemi pasur borxh njeriu. Kërkojmë drejtësi, pasi është një ngjarje shumë e rëndë që na ka pikëlluar pa masë. Kemi pasur shumë shpresa se djali mund të ishte gjallë, por fati nuk e deshi dhe ne do të pranojmë këtë fund tragjik”, thotë Fran Gjonaj.
Kafka dhe mbetjet kockore u gjetën nga një banor pasditen e 3 prillit në një zonë me ferra dhe shkurre në anë të rrugës që lidh Fushe Kuqen me Adriatikun në Kurbin. Pas ekzaminimeve të kryera, ekspertiza biologjike e kryer mes profilit të ADN-së së nënës dhe eshtrave të gjetura, ka konfirmuar se ata i përkasin Maringlen Gjonajt, i cili u zhduk në rrethana misterioze në vitin 2015 dhe që është vrarë nga persona ende të paidentifikuar.