Etiopia përdori kompaninë e saj kryesore ajrore për të trafikuar armë gjatë luftës në Tigray

0

Qeveria e Etiopisë ka përdorur linjën kryesore ajrore për të transportuar armë nga Eritrea gjatë luftës civile në rajonin Tigray. Një hetim i CNN zbuluar dokumentet e kontratave të nënshkruara nga qeveria e Etiopisë dhe linjës ajrore.

o ashtu dhe rrëfimet e dëshmitarëve okularë dhe dëshmitë fotografike, konfirmojnë se armët u transportuan nga aeroportit ndërkombëtar në Addis Ababa dhe aeroporteve të tjera në bordin e avionëve të Ethiopian Airlines në Nëntor 2020.

Ethiopian Airlines është një fuqi ekonomike shtetërore që gjeneron miliarda Dollarë në vit duke transportuar pasagjerë në qendrat në të gjithë kontinentin Afrikan dhe në të gjithë botën, dhe është gjithashtu një anëtar i Aleancës Star.

Linja ajrore ka reaguar lidhur me këtë investigim dhe ka mohuar që të jenë përfshirë në trafikimin e armëve. Ndërkohë qeveritë e Etiopisë dhe Eritreas nuk iu përgjigjën kërkesave të CNN për koment.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu