Eugen Isaj i përgjigjet Taulant Ballës: Skenaret naive të Rilindjes nuk përbaltin dot qytetarinë dhe kulturën elbasanase

0

Pas akuzave për inspirim nga Kryetari Lulzim Basha ndaj personave që kanë qëlluar sot qendrën shëndetësore në lagjen “Skëndërbej”, ka reaguar dega e Partisë Demokratike me anë të kryetarit të saj Eugen Isaj.
Ja çfarë shkruan Isaj në profilin e tij në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Tao i Rilindjes u përpoq sot që të përbaltë popullin e qytetëruar të Elbasanit duke e etiketuar atë madje edhe vandal. Medemek qenka sulmuar me gurë qendra shëndetësore e lagjes “Skëndërbej” dhe se këtë akt aludohet që e kanë bërë mbështetës të Partisë Demokratike të inspiruar nga Kryetari Basha.

Nuk ka gjë më qesharake se sa ky skenar naiv i thurur në skutat e Rilindjes këtu në Elbasan nën dirigjimin e Tao-s. Kush e beson se populli i kulturuar i Elbasanit mund të sulmojë me gurë qendrën shëndetësore se paskan urrejtje ndaj mjekëve dhe bluzave të bardha. Kush e ha këtë pallavër idjote.

Gjithçka vjen si kundërpërgjigje ndaj liderit të opozitës Lulzim Basha i cili po denoncon me fakte dështimin spektakolar të Kryeministrit Edi Rama përballë gjendjes katastrofike të krijuar nga pandemia.

Socialistët e vegjël dhe meskinë si Tao në Elbasan, po përpiqen që të mbrojnë kryetarin e tyre duke inskenuar skenarë si ai sot në Fushë-Mbret që është sa qesharak dhe po aq donkishotesk.

Asgjë nuk i shpëton rilindasit drejt humbjes së thellë të 25 prillit. Por mos e ndyni popullin e kulturuar të Elbasanit me kësi pallavrash që as vetë nuk i besoni. Përgjigjen do ta merrni shumë shpejt…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu