Euro 2024/ Historike, Gjeorgjia mposht 2-0 Portugalinë dhe kalon në 1/8 si debutuese! Ndeshje spektakolare edhe Turqia

0

Europiani “Gjermani 2024” mbylli fazën e grupeve, teksa nuk munguan surprizat në ndeshjet e fundit në Grupin F.

Gjeorgjia mposhti 2-0 Portugalinë dhe në debutimin e tyre në një event madhor, gjeorgjianët e Uilly Sagnol janë në 1/8. Gjeorgjia iu fal golave të Kvaratskhelia pas 93 sekondash dhe Mikautadze në pjesën e dytë me penallti.

Ndërkohë që Çekia u mund 1-2 nga Turqia, me turqit që kalojnë më tej dhe i presin biletën çekëve për në Pragë. Për Turqinë shënoi Calhanoglu në minutën e 51-të dhe Tosun në 90+4, ndërsa barazoi Soucek përkohësisht.

Skuadrat e kualifikuara për në 1/8:

Në fazën e 1/8 janë kualifikuar: Gjermania, Zvicra, Spanja, Italia, Anglia, Danimarka, Sllovenia, Austria, Franca, Holanda, Portugalia, Rumania, Belgjika, Sllovakia, Turqia dhe Gjeorgjia.

Formacionet zyrtare, Çeki 1-2 Turqi:

Çeki: Stanek, Holes, Hranac, Coufal, Barak, Hlozek, Chytil, Provod, Jurasek, Krejci, Soucek.

Turqi: Mert Gounok, Demiral, Akaydin, Guler, Calhanoglu, Ozcan, Yuksek, Muldur, Yldiz, Kadioglu, Yilmaz.

Formacionet zyrtare, Gjeorgji 2-0 Portugali:

Gjeorgji: Mamardashvili; Dvali, Lokoshvili, Kashia, Gvalesiani, Kakabadze; Kiteishvili, Koçorashvili, Çakvetadze; Kvaratskhelia, Mikautadze

Portugali (4-3-3): Costa; Dalot, Perreira, Silva, Inacio; Neto, Palinha, Neves; Coinsesao, Ronaldo, Felix

Renditja në Grupin F:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu