Euro 2024, Moldavia “kërcënon” Shqipërinë: Dimë ku t’iu godasim!

0

Në kampin kuqezi vijojnë përgatitjet për ndeshjen e parë të muajit qershor, por duket se e njëjta situatë është dhe tek homologët nga Moldavia. Prej ditësh grupi është grumbulluar, ndërsa vijon stërvitjet për ndeshjen e 17 qershorit, për të cilën janë besimplotë për një rezultat pozitiv.

Trajneri Serghei Cleșcenco ka pohuar në një intervistë për mediat moldave, se e ka analizuar mirë Shqipërinë, ndërsa sipas tij kuqezinjtë kanë disa pika të dobëta, të cilat duhen sulmuar.

Kemi një skuadër të re, sigurisht lojtarët vijnë në këtë grumbullim pak të lodhur dhe duhet të marrin veten nga një sezon i gjatë e i vështirë. Ka elementë të rinj, shkojmë për të bërë surprizën dhe për të marrë një fitore në Shqipëri. Djemtë janë të karikuar, e kam analizuar ndeshjen e Shqipërisë në Poloni. Them se ka pika të dobëta ku ne mund t’i godasim dhe të fitojmë. Nuk shkojmë si të humbur në Tiranë, mobilizimi ynë do të jetë maksimal dhe shpresojmë shumë në një rezultat pozitiv”, tha trajneri.

Shqipëria dhe Moldavia janë përballur 5 herë me njëra-tjetrën me kuqezinjtë të cilët numërojnë 4 fitore dhe 1 barazim, i regjistruar në miqësore. Ndeshja e radhës mes tyre luhet në Air Albania më 17 qershor, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu