Euro 2025 në Shqipëri, UEFA sjell një delegacion për inspektimin e infrastrukturës

0

UEFA vendos t’i besojë FSHF-së dhe Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për moshën U-17, një nga ngjarjet më madhore sportive që pritet të zhvillohet në vendin tonë, pas finales historike të UEFA Conference League më 25 maj 2022. Ndeshjet finale të këtij kompeticioni eurpian do të zhvillohen në katër stadiumet shqiptare, “Air Albania Stadium”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”.

UEFA ka sjellë në Shqipëri përgjatë kësaj jave një grup pune, të cilët kanë zhvilluar vizitën e parë inspektuese në 4 qarqe të Shqipërisë ku do të luhen takimet finale. UEFA për zhvillimin e një kompeticioni të tillë kërkon veç stadiumeve, edhe 8 qendra stërvitore me fusha me bar natyral, të cilat do të jenë në aksin Shkodër-Tiranë-Durrës.

Delegacioni i UEFA-s, i shoqëruar nga disa përfaqësues të FSHF-së zhvilloi një tur në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Rrogozhinës e Shkodrës, duke vlerësuar infrastrukturën, terrenet sportive dhe stërvitore si edhe hotelet ku do të akomodohen ekipet finaliste. Gjatë ditëve në vijim pritet që grupi i punës së UEFA-s të sjellë edhe një raport të parë mbi investimet shtesë në infrastrukturën e stadiumeve dhe veçanërisht fushave stërvitore, ku pritet një bashkëpunim i ngushtë mes FSHF-së, pushtetit qëndror e atij vendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu