Dëmtohet në punë 27-vjeçari në Cërrik, policia procedon administratorin e pikës së mermerit

0

Një 27-vjeçar nga Cërriku është aksidentuar në punë gjatë ditës së sotme. Punonjësi rezulton punëtor i një firme mermeri. Ai është dërguat për mjekim në spital, ndërsa policia ka nisur proçedimin në gjendje të lirë për administratorin e firmës së për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë

Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 55 vjeç, banues në Cërrik, me detyrë administrator i një firme mermeri, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi shtetasi M. Ç., 27 vjeç, banues në Cërrik, i punësuar në këtë firmë, është dëmtuar në dorë gjatë kohës që ka qenë duke punuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu