Euro nis javën me rënie, zbret sërish në 104.2 lekë

0
hand giving euro isolated on black background, Hand holding euros, Trading Business Theme, one hundred money banknotes

Monedha Europiane ka pësuar një dobësim në ditët e para të kësaj jave.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipëris një euro është kthyer në nivelin e 104 lekëve duke pësuar një ulje me gati 1 pikë.

Leku vijon të jetë përsëri në revansh përballë të gjitha monedhave të huaja .

Vetëm një javë më parë euro fitoi gati dy pikë kundrejt lekut shqiptar duke u këmbyer me rreth 105 lekë.

Ky rezultoi niveli më i lartë i monedhës europiane përballë lekut e regjistruar në dy muaj.

Agjentët e këmbimit valuator theksojnë se largimi i emigrantëve që erdhën për festa mund të ketë ndikuar në sasinë e eurove në qarkullim.Edhe dollari amerikan i është rikthyer rënies duke u këmbyer me 95 lekë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu