Ndërsa një valë e re emigracioni ka pushtuar vendin, argumentet e shqiptarëve për të ikur nuk duket se ua mbushin mendjen shteteve të Bashkimit Europian.Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se shqiptarët janë të tretët në botë për sa u përket urdhrave për t’u larguar nga një vend i BE-së në tremujorin e dytë të vitit 2022.
Për sa i përket shtetësisë së njerëzve të urdhëruar të largohen nga territori i një shteti anëtar të BE-së, algjerianët përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit të ndjekur nga marokenët shqiptarët dhe pakistanezët. Tunizianët vijnë pas në listë, të ndjekur nga Bangladeshi gjeorgjianët , turqit ,indianët dhe irakenët thuhet në njoftimin e Eurostat.Vetëm në 6 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të Eurostat kanë marrë urdhër për dëbim nga një vend i BE-së gati 12 mijë shqiptarë ,me një rritje prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri më i lartë i urdhrave për largim për shtetasit shqiptarë ka ardhur nga Greqia, me 35% të totalit, i ndjekur nga Franca me 28.5%, Gjermania 12% dhe Suedia me 3%.Ndërsa për gjithë vitin 2021 kanë marrë urdhra largimi rreth 22 mijë shtetas shqiptarë.Por sa e vështirë është është për një familje shqiptare që dëbohet nga një vend i bashkimit Europian të Integrohet në Shqipëri?, psikologia, Eriona Hoxha thotë se është shumë e vështirë, sidomos për fëmijët.
Pasi ranë në vitin e pandemisë dhe mbetën të ulëta në vitin 2021, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë filluar të rriten sërish me rikthimin e lëvizjes pa kufizime.