Policia rrugore “me dorë të hekurt”, arrestohen 14 drejtues mjetesh

0

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut të Elbasanit, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë qënë të angazhuara edhe , në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 14 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;
-janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 24 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 19 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit.
Ndërsa policia vijon kontrollet në terren, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu