EUROPOL operacion në 4 shtete, arrestohen 105 persona

0

Një operacion  i Europol i udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanjolle dhe Shërbimi Sekret i SHBA ka çuar në çmontimin e një grupi të krimit të organizuar të përfshirë në mashtrim dhe pastrim parash. Operacioni përfshiu gjithashtu shërbime policore nga Austria, Danimarka dhe Greqia si dhe Departamenti i Drejtësisë i SH.B.A. dhe Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare të SHBA (FinCEN).

Gjatë operacionit janë vënë në pranga 105 persona. Të arrestuarit akuzohen se kanë kryer 12 milionë euro mashtrim me kartat bankare.