Aktorja e njohur Eva Alikaj u bë mbrëmë pjesë e shtëpisë më të përfolur në Shqipëri, Big Brother Vip.
Sot aktorja ka shpërthyer në lot, ndërsa ishte shtrirë me banorët e tjerë.
Eva thotë se iu kujtua i ati, i cili ka pak kohë që është ndarë nga jeta.
“M’u kujtua babi.”, tha Eva mes lotësh.
“I ka vdekur i ati para një muaj e gjysmë”, shton Tani.
Banorët mundohen ta ngushëllojnë Evën e cila qan me ngashërim, pasi i mungon shumë i ati.