Hoqi dorë nga loja e “BBV”, reagon për herë të parë Bledi Mane

0

Bledi Mane hoqi dorë nga loja në Big Brother mbrëmjen e djeshme, në nisje të spektaklit. Ashtu si vetë gazetari u shpreh, kjo ishte një dhuratë që po bënte për Kiarën. Ndonëse të shumtë ishin ata që nuk e besuan këtë version të tijin, gazetari u shpreh se largimi i tij ishte për të ndihmuar situatën brenda shtëpisë.

Ditën e sotme, ai ka reaguar për herë të parë në rrjetet e tij sociale. Bledi zgjodhi mos të përmendte asgjë nga situata e krijuar, por falënderoi ndjekësit e tij në këtë rrugëtim të shkurtër.

“FALEMINDERIT, gjithkujt pa përjashtim që nga përkrahësi më i zjarrtë e deri te kritiku më i thekur në rrugëtimin tim të shkurtër por mbresëlënës në Big Brother Vip Albania!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu